Nga SHBA në protestë, emigranti: Fatkeqësi kombëtare që vendin e drejton Edi Rama!

Një protestues i ardhur nga diaspora shqiptare në Shtetet e Bashkuara ka marrë fjalën gjatë protestës së 42-të kundër kryeministrit Edi Rama, duke bërë thirrje për mbrojtjen e të drejtave dhe identitetit kombëtar.

Ai u shpreh se kishte ardhur nga SHBA për të mbështetur protestën dhe kritikoi qeverinë, duke deklaruar se drejtuesit e vendit duhet të mbrojnë interesat e kombit shqiptar dhe jo, sipas tij, t’i dëmtojnë ato.

“Vij nga Disapora e Amerikës. Kryeministri i Shqipërisë, duhet të jetë atje për të mbrojtur kombin shqiptar që i ka rezistuar luftërave dhe jo për ta shitur. Fatkeqësi kombëtare që kemi në krye të vendit Edi Ramën. Duhet të luftojmë për të drejtat tona, pronën tonë, gjuhën tonë , traditat dhe të mos ketë asnjë armik të jashtëm të vijë dhe të bëjë të mundur shpërnguljen e shqiptarëve”, tha një protestues në revoltën e 42 kundër Edi Ramës”, u shpreh ai.

Protestuesi theksoi gjithashtu rëndësinë e mbrojtjes së të drejtave të qytetarëve, pronës, gjuhës dhe traditave shqiptare, duke bërë thirrje për unitet përballë çdo rreziku që mund të cenojë interesat kombëtare.

About Redaksia

Check Also

PS rrëzoi kërkesën për diskutimin e kërkesave të protestuesve, opozita bojkoton Kuvendin

Ka nisur seanca plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rendin e ditës janë parashikuar …