Berisha: Drejtimi i PD është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre!

Kryetari i PD, Sali Berisha tha se, drejtimi i Partisë Demokratike është ripërtërirë me personalitete ndër më të shquarit në fushat e tyre!

Berisha: Unë kam një falënderim të veçantë për të gjithë ata të cilët kandiduan për këto poste të rëndësishme.
I garantoj për konsideratën time më të lartë dhe vlerësimin më të madh pavarësisht nga rezultati i këtij votimi.
Shpresoj të vazhdojmë bashkëpunimin me ta si personalitete të shquara të PD.
Falënderoj zotin Gazment Bardhi dhe komisionin e votimit për punën serioze që bënë.
Kam një ndjesë publike për zotin Lorenc Luka, i cili ka dërguar një mesazh me të cilin ai informon se nuk dëshiron të kandidojë, por mesazhi është lexuar me vonesë.
Ndaj dhe unë duke shprehur konsideratën time më të lartë për të gjithë kontributet e zotit Lorenc, e gjej të domosdoshme t’i kërkoj ndjesë për vendosjen e tij për shkak të leximit me vonesë të mesazhit që kishte dërguar.
Pra, siç e shihni, ka një ripërtëritje të madhe me personalitete ndër më të shquarat të fushave të tyre në drejtimin e PD.
Kjo dëshmon vendosmërinë e kësaj partie për ripërtëritjen.
Kjo dëshmon gjithashtu potencialet e saj shumë të mëdha.
Kjo dëshmon gjithashtu votën e lirë si mekanizëm themelor të funksionimit të kësaj partie.
Edhe njëherë, urimet më të përzemërta të zgjedhurve të rinj.

About Redaksia

Check Also

Shuplakë e fortë nga Europa për qeverinë e korruptuar!

Nga Bardh SPAHIA Deklarata e fundit e Komisioneres Europiane, Marta Kos, është një demaskim i …