Strazimiri: Deri dhe Marta Kos i kërkon Ramës atë që opozita ka kërkuar prej kohësh!

Deputeti i PD, Gent Strazimiri, deklaroi në Kuvend se Shqipëria duhet të ndryshojë legjislacionin për zonat e mbrojtura dhe mjedisin, duke e lidhur këtë me kërkesat e Bashkimit Europian.

Duke folur për projektin në Zvërnec, Strazimiri tha se mbrojtja mjedisore është pjesë e kapitullit 27 të negociatave dhe se shfuqizimi i amendamenteve të vitit 2024 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike është një kërkesë europiane.

Strazimiri: Zoti kryetar… Për projektin në Zvërnec, mbrojtja mjedisore është pjesë e kritereve të BE-së dhe ka një sërë ligjesh që duhet të ndryshohen. Edhe para protestave kemi rënë dakord që të shfuqizohen amendamentet e vitit ’24 për zonat e mbrojtura dhe investimet strategjike.

Këto do të bëheshin për kapitullin 27. Do të inkurajoja autoritetet sa më shpejt që të jetë e mundur. Protestat janë pjesë e demokracisë dhe mënyra si vendet e trajtojnë ato është e rëndësishme. Inkurajoj që qeveria të trajtojë shqetësimet e qytetarëve, por kapitulli 27 është një prej më të kërkuarave, më të shumtit, dhe Shqipëria duhet të harmonizojë legjislacionin. Nuk është citim i Sali Berishës, as i ndonjërit prej nesh këtu, është shoqja Marta Kos.

Është pikërisht ajo që vjen këtu e fut në gushë Edi Ramën e i thotë sa i mirë je, i thotë dhe i cakton dhe datën kur do të mbyllen negociatat dhe kur do të hyjmë në BE, e cila të kërkon që sot të ndryshosh rendin e ditës…

E kaq me datën 14 korrik në fakt. Të ndryshosh rendin e ditës, nuk është kërkesë e opozitës. Është kërkesë e shoqes Marta Kos. Duke i dhënë fjalën Blendi Klosit që të na e marri shpirtin nga mërzia Bledi… Ti flet e na e merr shpirtin nga mërzia, nuk ia dilni dot kështu. Është kërkesë e Bashkimit Evropian, jo vetëm e opozitës. Dhe mbaj mend dhe një gjë tjetër, nuk bëhet shpjegim vote kur është pro, bëhet vetëm kur është kundër Niko. Të falënderoj shumë.

About Redaksia

Check Also

Kush përfiton nga “investitori strategjik”?

Kërkesa “Shqipëria nuk shitet” keqinterpretohet kur paraqitet si refuzim i çdo investimi. Interpretimi i saj …