Vokshi: 12 banda kriminale kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet!

Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka akuzuar mazhorancën në Kuvend për shkelje të rregullores dhe manipulim të procesit zgjedhor.

Vokshi deklaroi se opozita nuk i ka humbur zgjedhjet, por sipas saj ato janë “dhunuar, devijuar dhe vjedhur”. Ajo tha se, 12 banda kriminale kanë punuar për të mbështetur PS-në në të gjitha qarqet.

Vokshi: Faleminderit! Më së fundi ma dhatë fjalën. E para, po vazhdoni të shkelni rregulloren. Në çdo nen dhe gërmë, nuk jepet në asnjë rast fjala për shpjegim vote pro. Ku e keni shpikur këtë? Në cilin nen të rregullores e keni? Nëse doni t’ia jepni fjalën, jepjani, por mos e justifikoni si votë kundër, ose ta dëshmojë që ka votuar kundër urdhrit të partisë dhe ta shpjegojë më tej votën. Nëse… e para nuk shpjegoj asnjë votë. Tani dua t’i kthehem zotit Klosi, me atë çka ODIHR-i ka thënë.

Nuk kemi humbur zgjedhjet, zgjedhjet janë dhunuar, zgjedhjet janë devijuar, zgjedhjet janë vjedhur. E keni të qartë? 40 banda kriminale kanë punuar për të mbështetur 20 kandidatë të Partisë Socialiste në 11 qarqe, në 25 bashki.

Kjo është arsyeja pse ky parlament nuk dëshmon vullnetin e qytetarëve shqiptarë. Kjo është arsyeja që ne vazhdojmë të jemi përfaqësues edhe të protestuesve, edhe të qytetarëve shqiptarë, ndërkohë që ju keni mbi 25 deputetë që janë përfaqësues të krimit të organizuar dhe karteleve të drogës. Ky është problemi i Shqipërisë sot. Kjo është ajo çka e pengon Shqipërinë që të hyjë në Bashkimin Evropian. Lidhja e qeverisë me bandat kriminale.

Është narko-qeveria, narko-kryeministri, narko-ekonomia. Ndaj nuk doni, nuk pranoni pavarësisht kërkesave, kam bërë dy kërkesa me shkrim në komision… një si zëvendëskryetare dhe kam kërkuar me votat e deputetëve të opozitës të futen në agjendë.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …