Gjekmarkaj: Shpresuat që protestat të shuhen nga vapa, por kjo nuk ndodhi!

Deputeti i PD, Agron Gjekmarkaj ka akuzuar mazhorancës e shkel dinjitetin e deputetëve dhe se “specialiteti” i tyre është vjedhja e zgjedhjeve.

Në fjalën e tij në Kuvend, Gjekmarkaj u shpreh se socialistët kanë shpresuar që protesta të shuhej pas 51 ditësh për shkak të temperaturave të larta dhe vapës, por se kjo gjë nuk ka ndodhur.

“Kjo mazhorancë shkelur dinjitetin dhe statusin e deputetit. Aktet e saj janë një shkak i mjaftueshëm që shqiptarët të jenë në protestë.

Ju shpresuat që protestat të shuhen nga vapa, por kjo nuk ndodhi.

Ne votojmë kundër sepse kjo qeveri është e paaftë, pengon drejtësinë, mentaliteti juaj është të vidhni zgjedhjet. Ju jeni turpi dhe faqja e zezë e Shqipërisë”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Qytetari: Kryeministri bridh, Taulanti vendos! Kemi marrë fund, pensionistë e studentë të ngrihen!

Një qytetar ka deklaruar se del në protestëpër skandalet e qeverisë shqiptare. Gjatë një prononcimi …