SPAK është seksion i PS, shpresa e vetme është kryengritja e fuqishme paqësore popullore për largimin e Edi Ramës

Klajdi Bodlli, Syri TV: Është e disata herë që ka akuza të tilla për kryeministrin e vendit Edi Rama, jo vetëm për këtë veprimtari kriminale, por dhe për të afërm të tij. Ndërkohë deri në këto momente, qoftë prokuroria e posaçme nuk ka nisur asnjë hetim, siç e thatë dhe ju komisionet hetimore vijojnë të refuzohen. Ndërkohë prej 50 ditësh qytetarët vijojnë të protestojnë dhe nuk ka asnjë reflektim, teksa Edi Rama vijon të shtojë pushtetin, por dhe pasurinë e tij. Sipas jush, cila është rruga që mund ta ndalin dhe a mjaftojnë vetëm denoncimet tuaja dhe të opozitës për të ndalur Edi Ramën dhe për ta nxjerrë atë para drejtësisë?

Sali Berisha: E vërteta është se rasti i tij, siç është Surreli me sarajet 730 metra të gjata, me kopshtin apo parkun 8400 metra.
Skandali McGonigal, ku Edi Rama citohet 14 herë në dosjen gjyqësore të Uashingtonit.
Në rast se ndalemi në Xibrakën dhe rolin e Olsi Ramës.
Në dosjen Balluku, e cila 60% është e Edi Ramës.
Në deklaratat e Geron Xhafës, sipas të cilave bën ligjin në AKSH.
Në inceneratorin e Tiranës, për kompaninë tetë muaj para krijimit të saj.
Në rast se ndalemi në dosjen e sterilizimit në të cilën Ogerta dhe Rama janë po aq bashkëfajtorë sa Beqja.
Në mungesë të 130 milionë euro të djegësit të Tiranës.
Përveç kësaj në tunelin e Llogarasë, aeroportin e Vlorës, të gjitha aferat e Ballukut janë të përbashkëta me Ramën.
Rezulton në mënyrë absolute se për Edi Ramën ligji dhe Kushtetuta nuk ekziston dhe se SPAK-u është thjesht një seksion i Partisë Socialiste.
Ndaj dhe ajo që mbetet si shpresë e vetme është kryengritja e fuqishme paqësore popullore që çon në largimin e Edi Ramës.
Shfrytëzoj këtë rast për t’u bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Partisë Demokratike, mbështetësve të kësaj partie, të mbështesin me të gjitha mundësitë dhe pa asnjë rezervë protestën rinore qytetare e cila po bën 50 e sa ditë pa ndërprerë kundër narkodiktatorit të Tiranës dhe regjimit të tij.

About Redaksia

Check Also

Rama në Theth sulmon protestuesit: Lloj-lloj sharlatanësh e ekstremistësh…

Kryeministri Edi Rama sulmoi nga Thethi protestuesit që prej 52 ditësh mblidhen çdo ditë në …