Reforma e njëanshme territoriale e Edi Ramës/ Berisha: Do ngremë në këmbë të gjithë Shqipërinë!

Kryetari i PD, Sali Berisha ka folur edhe për reformën territoriale të Edi Ramës duke e cilësuar të njëanshme. Berisha tha se, do të ngremë në këmbë të gjithë Shqipërinë!

Berisha: Çështje jashtëzakonisht e rëndësishme është qëndrimi i Edi Ramës ndaj reformës territoriale.

Zoti Boçi dhe anëtarët tanë të komisionit kanë bërë një punë të shkëlqyer.

Kanë bërë një punë jashtëzakonisht serioze.

Kanë përgatitur projekt shumë të mirë, por në mënyrë të befasishme Ramaduro ndërpret procesin, kur e pa se mbështetja për finalizimin e reformës mbi bazën e parimeve të drejta në interes të qytetarëve po ecën, se kështu e ka ai, në krye të dy reformave ka emëruar njerëz që i ka peng me dosje, dhe tani del dhe u thotë pasi ranë dakord për të kërkuar zgjatjen, sepse akoma nuk janë bërë konsultat në qarkun e Tiranës dhe qarqet e tjera, me axhendë të miratuar, akoma nuk ka ardhur ekspertiza e pritshme nga Kongresi i Autoriteteve Lokale dhe Rajonale.

Të gjithë Shqipërinë do e ngremë në këmbë.

Nuk ka. Nuk mund ta bëjë ky si çiflig personal të tij vendin.

Shkoi dje dhe u kthye si kriminel në vendin e krimit, po atë që i ka bërë Thethit, nuk ia ka bërë asnjë pushtues.

Nuk e kanë djegur dot ata, në fakt kur janë futur në ato zona, kanë lënë kockat, dhe kanë lënë kockat me mijëra.

Shkon ky dhe ua rrafshon shtëpitë e ndërtuara në trojet e veta.

Dhe u kthye dje atje për të treguar se i mposhti ata.

Nuk i mposht kurrë ata ai, nuk i ka mposhtur kush kurrë ata.

Dhe ai për atë shkatërrime që ka bërë do bëhet përgjegjës gjer minutën e fundit të jetës së tij, do japë llogari.

Nuk i prishet shtëpia tjetrit në tokën e të atit.

Turizmi, thotë ai. Çfarë turizmi, me qindra shprenotime edhe nga Thethi edhe nga të gjitha anët për shkak të tij.

Dhe pastaj akuzon protestën.

Tani, lidhur me rendin e ditës nesër, kryetari i grupit do të vazhdojë, por unë këto çështje desha të ngre para jush dhe qytetarëve shqiptarë sepse ka kaluar në një stad veprimesh ekstreme, veprimesh ekstreme, për të cilat qytetarët duhet t’i përgjigjen.

About Redaksia

Check Also

Fatura “Becchetti” mbi xhepat e shqiptarëve, 10.3 milionë euro vetëm për avokatët

Fatura e sherrit personal mes kryemnistrit Edi Rama dhe biznesmenit italian Francesco Becchetti nuk ka …