Aksidenti tek rrethrrotulimi i TEG-ut, viktima dhe i plagosuri janë egjiptianë

Janë zbuluar detaje të reja nga aksidenti tragjik i ndodhur pasditen e së martës pranë rrethrrotullimit të TEG-ut, në Unazën e Madhe në Tiranë.

Sipas informacioneve, viktima dhe personi tjetër që udhëtonte në kamion janë shtetas egjiptianë. Njëri prej tyre humbi jetën në vendngjarje, ndërsa tjetri u transportua në spital, ku ndodhet në gjendje të rëndë.

Ndërkohë, drejtuesi i automjetit tjetër të përfshirë në aksident është identifikuar si Roland Nuri, 28 vjeç, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Sipas Policisë së Tiranës, aksidenti ndodhi rreth orës 16:20, kur një kamion pompë betoni u përplas me një automjet. Si pasojë e goditjes, kamioni theu barrierat mbrojtëse të rrethrrotullimit dhe ra në nivelin e poshtëm të aksit rrugor TEG–Elbasan, në drejtim të Elbasanit.

About Redaksia

Check Also

Shkodra pa ujë të pijshëm/ Deputeti i PD: Paaftësi ulëritëse, neglizhencë dhe braktisje nga Pushteti Vendor

Deputeti i PD për Shkodrën, Kliti Hoti ka reaguar me nje deklaratë publike në lidhje …