Blindimi i Kuvendit, Bardhi: Akt i papranueshëm! Policia po kufizon lirinë e protestuesve!

Kreu i Grupit Parlamentar të PD, Gazment Bardhi ka reaguar në lidhje me masat e rrepta që ka ndërmarrë Policia e Shtetit, duke zgjeruar perimetrin e sigurisë dhe bllokuar totalisht rrugën para parlamentit ku po mbahet protestë.

Në një reagim në rrjete sociale, Bardhi e cilëson këtë si një akt të papranueshëm, ndërsa shton se askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që kanë dalë të protestojnë.

Reagimi i Bardhit

Rrethimi i Kuvendit në një perimetër të zgjeruar dhe prania e paprecedent e një numri të madh të punonjësve të Policisë së Shtetit në godinën e Kuvendit, është një akt i shëmtuar dhe i papranueshëm. Askujt nuk i rrezikohet jeta nga qytetarët që protestojnë.

Policia e Shtetit ka arritur deri aty sa pengon lëvizjen e lirë dhe raportimin e pashqetësuar të punonjësve të medias, cka përbën një kufizim të papranueshëm të lirisë së medias.

Duhet menjëherë të hiqet dorë nga një sjellje e tillë e papranueshme dhe të lejohen qytetarët të protestojnë qetësisht dhe ku ato të dëshirojnë. Kufizimi i lirisë së tubimit nuk mund të jetë një akt i pranueshëm në një vend kandidat për në BE.

About Redaksia

Check Also

Bardhi-Ballës: Hytë si minjtë në parlament! Hajde dalim tek qytetarët

Kreu i grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi sfidoi kryetarin e grupit parlamentar të PS-së,  …