“Mos u dorzoni”!/ Protestuesi i mbuluar në gjak transportohet me urgjencë drejt spitalit

Një incident i rëndë është regjistruar gjatë protestës para Kuvendit, ku një i ri, që në kokë ka dhe një flamur kuq e zi është parë i mbuluar në gjak dhe është transportuar me urgjencë drejt ambulancës për të marrë ndihmën mjekësore.

Në momentin që është nxjerrë nga turma, i riu u ka bërë thirrje protestuesve që të mos tërhiqen, duke përcjellë mesazhin: “Mos u dorëzoni!”.

Ndërkohë, policia ka hedhur në drejtim të protestuesve ujë me piper dhe gaz lotsjellës, duke sjellë probleme me frymëmarrjen te shumë qytetarë.

Situata para Kuvendit vijon të mbetet e tensionuar, me përplasje mes protestuesve dhe forcave të policisë, ndërsa në terren janë angazhuar edhe ekipet e emergjencës.

About Redaksia

Check Also

Zhupa-socialistëve: Hyni në parlament si minjtë nga frika e qytetarëve! Jeni hajdutë dhe terroristë…

Seanca e sotme parlamentare është shoqëruar me tensione të forta dhe akuza të ashpra nga …