Rama tmerrohet nga revolta para Kuvendit, arrestohen 5 protestues

Ka shkuar në pesë numri i qytetarëve të shoqëruar nga Policia e Shtetit gjatë protestës së zhvilluar para Kuvendit të Shqipërisë.

Sipas informacioneve paraprake, personat janë shoqëruar në Komisariatin nr. 1 në Tiranë, pas tensioneve të regjistruara gjatë tubimit.

Ndërkohë, protesta vijon para Parlamentit, ku qytetarët kanë rrethuar godinën dhe kanë vijuar thirrjet kundër qeverisë, duke kërkuar dorëheqjen e kryeministrit Edi Rama.

Në terren vijojnë të jenë forca të shumta policie dhe efektivë të FNSH-së.

About Redaksia

Check Also

Bylykbashi: Kriza për pagat e magjistratëve u shkaktua nga Qeveria dhe Parlamenti

Projektligji për pagat e magjistratëve që po zhvillohet në komisionet parlamentare, paralajmëron një krizë të …