Berisha akuzoi kryeministrin Edi Rama se, përmes miratimit të reformës territoriale, hodhi poshtë një proces njëvjeçar të mbështetur edhe nga partnerët ndërkombëtarë, me synimin për të manipuluar zgjedhjet dhe për të kontrolluar votën e shqiptarëve.
Kreu i opozitës dënoi gjithashtu ndërhyrjen e policisë ndaj protestuesve jashtë Parlamentit, duke folur për dhunë të pajustifikuar, dhjetëra të lënduar dhe pretendime për presione e kërcënime ndaj disa prej pjesëmarrësve në protestë.
Berisha: Sot në këtë parlament, krimi, në këtë parlament që nuk përfaqëson qytetarët shqiptarë, por përfaqëson kartelet e drogës dhe qeveritarët më hajdutë të Evropës dhe më gjerë.
Protestuesit paqësorë u shpallën terroristë.
Në këtë parlament sot, Edi Rama groposi reformën territoriale. Dhe reformën de facto, të një rëndësie të jashtëzakonshme për qytetarët shqiptarë.
Varrosi një punë njëvjeçare serioze, të mbështetur fuqimisht nga komuniteti ndërkombëtar edhe financiarisht, edhe nga buxheti i shtetit.
Varrosi sepse do me çdo kusht, jo një reformë në interes të qytetarëve, por një reformë në interes të manipulimit të zgjedhjeve dhe rrëmbimit të votave me çdo kusht.
Por cilido që, ju lutem shumë, shihni pak kamerat, shihni pak si të mirat. Ai ishte sot me gjithë këto veprime, ishte i pakallur. Meit i pakallur.
Çka do të thotë, këto janë përpëlitjet e fundit të një njeriu që do të përfundojë në galerat më të errëta të historisë. Edi Rama nuk shpëton më.
Erdhi vetëm e vetëm për të varrosur, për të marrë në dorë reformën territoriale, të marrë në dorë sterrin që ka ndaj votës së shqiptarëve.
Dhe tashmë nuk i mbetet gjë tjetër, veçse revolta paqësore e të gjitha bashkive, me të cilat ai në hartën e tij do t’i zhdukë nga faqja e dheut dhe të tjerave që përpiqet të ndikojë në rekordin elektoral.
Së fundi, dënojmë dhe një herë sjelljet shtazarake ndaj protestuesve. Ju e patë se si dhjetëra protestues u sulmuan egërsisht me mjete të rënda djegëse, të papërdorura ndonjëherë.
Dhjetëra, dhjetëra prej tyre përfunduan në spitale, të lënduar dhe të dëmtuar rëndë siç e patë ju të hiqen nga ambulancat. Po ndjekim me shqetësim shumë të madh situatën e tyre.
Përveç kësaj, shtoj se ka disa protestues që kanë qenë eksponentë kryesorë, të cilët kanë heshtur.
Nuk duken më. Zërat janë se ndaj tyre janë ushtruar presione të jashtëzakonshme dhe kërcënime të mëdha.
Pra, për të gjitha këto, dënojmë me forcën më të madhe qëndrimin e Edi Ramës dhe narkomazhorancës ndaj protestuesve paqësorë.
Faleminderit.
Gazeta RD