Deputetja e PD thirrje Ballës: Taulant, larg duart nga Prrenjasi!

Deputetja e PDë, Klodiana Çapja me një reagim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje Taulant Ballës që të mbajë duart larg Prrenjasit dhe që të mos shkrihet kjo bashki.

Reagimi i deputetes, Klodiana Çapja

Taulant, ti që thua se do Prrenjasin, Rrajcën, Stravajn, Çukësin.

Ti që thua se i do qytetarët e asaj zone, nëse vërtet ke një farë dashurie për ta, mos e shkri bashkinë e Prrenjasit.

Mos ua largo atyre më shumë shërbimet.

Mos i largo ata më shumë nga investimet. Mos ua bëj përditshmërinë atyre më të vështirë sesa e kanë deri më tani.

Ti Taulant që u lavdëron qytetarëve të Përrenjasit punën e shkëlqyer që kanë bërë kolegët e tu për reformën territoriale, do të përballesh me protestat më të jashtëzakonshme që ke parë deri më sot nga qytetarët e Përrenjasit.

Ndaj reflekto sa nuk është vonë, ti dhe ata të tjerë si ti, dhe largoni duart nga bashkia e Prrenjasit.

About Redaksia

Check Also

Ky është Shefi i Komisariatit nr.1 që arreston gazetarët

Një ngjarje skandaloze u shënua sot me urdhër të shefit të Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama. …