Ky është Shefi i Komisariatit nr.1 që arreston gazetarët

Një ngjarje skandaloze u shënua sot me urdhër të shefit të Komisariatit nr.1 Ervin Hasrama.

Gazetarja Vjolanda Peca u shoqërua dhe u mbajt për më shumë se dy orë në ambientet e Komisariatit nr. 1, ndërsa raportonte protestën e zhvilluar para Kuvendit.

Ngjarja ka nxitur reagime të forta, duke u cilësuar si një shkelje e rëndë e lirisë së medias dhe e së drejtës së gazetarëve për të ushtruar profesionin.

Shoqërimi i saj kundër vullnetit dhe mbajtja në komisariat u konsideruan të papranueshme, me argumentin se gazetarët kanë të drejtën kushtetuese të raportojnë ngjarjet me interes publik pa u penguar, intimiduar apo vënë nën presion.

Pas dy orësh, gazetarja u la e lirë.

Për ngjarjen reagoi edhe Asociacioni i Gazetarëve të Shqipërisë, i cili shprehu shqetësim për shoqërimin e gazetares dhe e cilësoi atë një ndërhyrje serioze në lirinë e medias. Organizata kërkoi që autoritetet të garantojnë ushtrimin e lirë të profesionit të gazetarit dhe të shmangin çdo pengesë apo presion gjatë raportimit të ngjarjeve me interes publik.

About Redaksia

Check Also

Deputetja e PD thirrje Ballës: Taulant, larg duart nga Prrenjasi!

Deputetja e PDë, Klodiana Çapja me një reagim në rrjetet sociale, i ka bërë thirrje …