Skandali/ Rama nuk do lejojë me ligj arrestimin e Guvernatorit të Bankës dhe zëvendësit të tij

Eksperti i ekonomisë, Zef Preçi, i quajti të dyshimta motivet që janë pas projekt-idesë së Bankës së Shqipërisë për t’i dhënë imunitet të fortë guvernatorit dhe dy zëvendësve të tij, përballë një hetimi të mundshëm.

Preçi u shpreh në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV se ka shumë pikëpyetje për motivet që fshihen pas kësaj ideje të hedhur për konsultim publik, sepse këtë mbrojtje nuk e ka askush në BE dhe i jep më shumë imunitet se zyrtarë të tjerë të lartë.

“BE nuk i jep mbrojtje guvernatorit, por ka një këshillë për guvernatorët e vendeve anëtare që nëse ndonjë kërkon arrestimin, d.m.th. është një mbrojtje për shkak të funksionit.

Këtu ka një mpleksje me nevojën që ka elita drejtuese e vendit për t’u mbrojtur nga SPAK dhe në këtë rast nuk ka asnjë lloj asociimi me Bashkimin Evropian, nuk ka asnjë standard të BE-se, po të veprojë sipas ligjit askush nuk e penalizon se s’ka arsye. Për më tepër që ky lloj imuniteti e barazon me kryetarin e Gjykatës Kushtetuese, që këtë s’e gëzojnë as deputetët, i jep një super mbrojtje e cila nuk gjen dot shpjegim as në modelet e BE-se, as vendeve përreth dhe për më tepër ngre pikëpyetja.

Në njëfarë mënyrë i dalin përpara të keqes. Banka e Shqipërisë është me kapital 100% shtetërore të dalë jashtë auditit të organit kushtetues të ngritur për këtë qëllim ngre pikëpyetje për mënyrën se si veprohet, pra po krijojmë ishuj që janë jashtë auditit, pra mungon transparenca dhe jashtë kontrollit të mundshëm të SPAK-ut”- tha Preçi.

About Krye Redaktor

Check Also

Çmimet e apartamenteve në Tiranë thyejnë një tjetër rekord

Arrin në nivele rekord çmimi mesatar i shitjes së apartamenteve në Tiranë. Deri në muajin …