Ish-luftëtari i UÇK, Meçan Zotaj, denoncoi sjelljen e kryeministrit Edi Rama, duke e cilësuar turp fjalimin e mbajtur në grupin e PS, ku përmendi edhe fëmijën e sëmurë me spektër autik që u dhunua nga Policia.
Ai kërkoi që drejtësia të merrej me krimet e kryeministrit, të cilat kalojnë edhe kufijtë e Shqipërisë. Ai denoncoi edhe deputetin Taulant Balla duke e cilësuar atë si “midhje”.
“Sot doli dhe pa pikë turpi dhe fliste për fëmijën që u sulmua nga forcat policore, u mundua të nxirrte engjëllin me Taulant midhjen. Ata kur shikojnë një person që gjuan me gur, quajnë një popull të tërë terrorist. Kur Taulant midhja dhe Rama u dënohen njerëzit e tyre apo arrestohen, ua quajnë përgjegjësinë individuale. Ata janë aq njerëz të këqij, sa kur dikush gjuan me gur, na quajnë terroriste. Kurse për njerëzit e tyre që janë të korruptuar nuk i quajnë terrorist të korruptuar. Ne, kur një kriminel që sillet si engjëll, bëj thirrje mos i prekni, sepse krimineli që sillet engjëll kur sillet ashtu kërkon kohë”, tha ai mes të tjerash.
Më tej Zotaj deklaroi se për të gjitha krimet që ka bërë Rama dhe qeveritarët duhet të merrte drejtësia shqiptare dhe ndërkombëtare. Ai apeloi për qëndresë deri sa të largohet qeveria.
“Me fatin e tij duhet të merret drejtësia shqiptare, në mos ajo shqiptare, drejtësia ndërkombëtare, sepse krimet e tij dalin përtej territorit shqiptar. Të qëndrojmë këtu qëndrestare pa ndërprerje, sepse e keqja e kombit tona ka qenë nga njerëz që vendosen në atë karrige dhe i zënë frymën popullin. Rama u mundua të na quajë terrorist, me lloj-lloj emrash kafshësh, na quajtën terroristë”, akuzoi ai.
Gazeta RD