Rama tha se e ka pagëzuar ‘librin’ me emrin ‘Besa’ dhe sipas tij përfaqëson një reflektim të thellë për qeverisjen, me synimin që vendimet e qeverisë të mos përjetohen më nga qytetarët si ‘prerje në besë’.
Por gjatë protestës së 55-të kundër qeverisë, qytetarët e kanë kthyer këtë term në objekt ironie përmes pankartave të tyre.
‘Jepi besën Ramës që të pasurohet Belinda e të ngrejë vila Zeqineja?’, shkruhet në njërën prej pankartave, ndërsa një tjetër pyet: ‘O Ramzi, sa herë ende do të na presësh në besë?’.
‘A mund të flasë besëpreri për besën?’, ‘55 ditë. Sa më shumë presion, aq më shumë vendosmëri’ dhe ‘Nga vezët mund të pastroheni, nuk fshini dot korrupsionin’, janë disa prej mesazheve të tjera të shfaqura gjatë protestës.






Gazeta RD