Autoportret… nga njeriu që flet duke “pështyrë”!

Nga Iva V.GRILLO

Bukëshkalë, mosmirënjohës, hundpërpjetë, të babëzitur, të pangopur, delirantë… ishin disa nga nënkuptimet kryesore të komenteve që Kryeministri Rama bëri në adresë të qytetarëve të cilëve teorikisht duhet t’u shërbejë.

Gjatë gjithë fjalimit, me frymën që i merrej nga marazi, ai i “pështyu” mendimet dhe “opinionet” e tij mbi situatën, qytetarët, protestën, etj.

Në fakt pa dashur, ashtu duke pështyrë, ka bërë autoportretin e vet më të saktë.

Që të merremi me situatën psikike, emocionale apo edhe institucionale të kryeministrit shqiptar, do të ishte kohë e humbur… sepse ai e ka thyer përfundimisht qafën përsa i përket imazhit dhe krisjes së egos e fuqisë që mendonte se kishte mbi njerëzit.

Por po mjaftohemi vetëm me lajmin e mirë që rreziku iranian na qënka zhdukur dhe fajin kryesor për protestat masive na e paska… mirëqënia.

Deliri … kjo sëmundje e pashërueshme që ka vetëm një fund të paevitueshëm: përplasjen e fortë, të zhurmshme dhe të pamëshirshme me realitetin.

Le t’i japim një dorë në theqafjen e pashmangshme!

#Protesto
#StopFarsesRama

Mund të jetë një imazh i një ose më shumë persona dhe teksti që thotë "i Ar Δ T Η MEN E N N E"

About Redaksia

Check Also

“Marshi për Liri” – thirrje e fuqishme për pafajësi për heronjtë e Kosovës në Hagë!

Nga Bujar Leskaj Dje, me qindra mijëra qytetarë nga Kosova, Diaspora dhe Shqipëria, realizuan në …