Dita e 56-të e protestës në bulevard mblodhi edhe sot një masë të madhe qytetarësh që u grumbulluan fillimisht në Sheshin “Skënderbej”.
Një i moshuar denoncoi kryeministrin Rama dhe Policinë për dhunën e ushtruar gjatë protestës te Parlamenti.
“Fjalimin e kryeministrit e dëgjova, ai t’i përgjigjet një 78-vjeçarit që e plagosi atje, me goditje, me dhunë atje te protesta. Por fjalimet e tij, do marrë patronazhistët e tij, i droguar, sa herë të na dhunojë aq herë do protestojmë. Protestojmë për pensionet, spitalet dhe për të gjitha padrejtësitë që po na bëhen”, tha ai mes të tjerash.
I moshuari i bëri thirrje kryeministrit që të largohej sa më parë. Teksa iu përgjigj për fyerjet dhe sharjet ndaj protestuesve. Ai tha se Rama është i lidhur me serbët dhe Vuçiçin.
“Korbat dhe sorrat janë ata në kryeministri, korbat e laraskat janë ata atje në kryeministri, janë laraska nëpër bodrume se kanë frikë nga qytetarët e vetë. Ai është me Vuçiçin, është serb, kriminel, vetëm shqiptar nuk është ai. Të vret natën e të qan ditën, si ia bëri kolegut tuaj në Vlorë, nuk ishte aksidentalisht ajo”, u shpreh qytetari.
Gazeta RD