Një nga drejtuesit e protestës është tentuar të vritet sot me thikë nga një efektiv policie. Polici që qëndronte i ulur në një kafe pranë Parlamentit është ngritur në këmbë nga tavolinëë për të qëlluar me thikë një nga drejtuesit e protestës dhe është dashur vetëm ndërhyrja e personave të tjerë për ta neutralizuar policin e veshur si civil.
Megjithëse Progni ka bërë denoncimin në prokurori si dhe në polici, polici që tentoi të vrasë një nga drejtuesit e protestës vazhdon të jetë i lirë. Mos reagimi i forcave të policisë ndaj kësaj tentative për vrasje tregon qartë se pas kësaj tentative është urdhëri politik i shefave të policit në qeveri.
Denoncimi
Aktivisti Gent Progni ka bërë deklarata të forta gjatë protestës së zhvilluar para Kryeministrisë, ndërsa deklaroi se një efektiv, civil, ka tentuar ta godasë me thikë sot nga tubimi që mbajt para Kuvendit. Ai shtoi se, sipas tij, po ushtrohet presion edhe ndaj bizneseve që mund të kenë regjistruar pamje të incidentit.
“E nisën dhunën në Zvërnec. U dhunuam nga bodyguardët e Ulsiut. Na fshinë kamerat. Sot një polic civil, Edison Duza, oficer pranë Drejtorisë së Policisë, më tërhoqi dhe më tha: ‘Pse po filmon?’. Nxori thikën dhe tentoi të më godiste.Po mundohen të fshijnë pamjet e argjendarive që kanë filmuar. U kanë shkuar dhe u bëjnë presion që të mos i publikojnë. Vija e kuqe është kaluar, nuk durojmë dot më. Nuk trembem nga plumbi e jo më nga thikat. Do të jemi këtu në shesh dhe do të jemi atje me vezë. Nuk trememi nga policia dhe nga asnjë skenar dhune që ata përgatisin”, u shpreh ai. Në përfundim, aktivisti theksoi se, sipas tij, protesta nuk zhvillohet për interesa personale apo poste politike, por për të kërkuar ndryshim të sistemit.
“Jemi aty për familjet tona, jo për poste apo për të ngritur mirëqenien aktuale, por që ky sistem të marrë fund, deri sa Edi Rama të japë dorëheqjen”, deklaroi Progni.
Gazeta RD