Policia shqiptare reagoi vetëm mbrëmë për arrestimin e Ermal Beqirit, pasi mediat franceze raportuan se ai ishte në prag të ekstradimit në Shqipëri.
Por ndërsa reagimi i policisë shqitare erdhi në mbrëmjen e të martës.
Në njoftim thuhet se gjykata franceze pritet të vendosë për ekstradimin e tij në Shqipëri.
Por media franceze bën me dije se ai është arrestuar që të shtunën.
Jo vetëm kaq, por atij i është dhënë një dënim nga gjykata franceze pasi po fluturonte ulët mbi një central bërthamor. Pasi është dënuar me 7 mijë euro, ai do të ekstradohet.
Sipas medieve franceze, mister mbetet fakti se kush e ka porositur fluturimin mbi centralin atomik.
Gazeta Le Journal de Dimanche shkruan se të shtunën pasdite një avion i vogël civil fluturoi në mënyrë të pazakontë mbi centralin bërthamor të Penly.
Ndërsa fluturonte në një lartësi prej 3.700 këmbësh (rreth 1.200 metra), piloti papritur uli avionin në 3.500 këmbë, pra nën kufirin ligjor të lejuar për fluturimin mbi një zonë të ndjeshme.
Pasi u njoftua menjëherë, Forcat Ajrore dhe Hapësinore Franceze dërguan një mjet ajror për ta shoqëruar avionin deri në aeroportin e Albert, në departamentin Somme. Atje, piloti pritej nga policia, e cila e arrestoi menjëherë dhe e vendosi në ndalim policor.
Një fakt i pazakontë ishte se gjatë kontrollit fizik, forcat e rendit gjetën tre pajisje AirTag të fshehura në rrobat e Ermal Beqirit.
Këto pajisje të vogla GPS, të prodhuara nga Apple, përdoren për të lokalizuar dhe gjurmuar objektet ose personat që i mbajnë me vete. Sipas informacioneve të medias franceze, ky detaj i ka orientuar hetuesit drejt një piste tjetër: piloti mund të ketë vepruar nën detyrimin ose kontrollin e një porositësi.
Gazeta RD