Këlliçi: 60 ditë protestë, Rama kërkon “besë”, ndërsa aferat e familjes së tij dalin në dritë

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar në rrjetet sociale në ditën e 60-të të protestës, duke akuzuar kryeministrin Edi Rama për heshtje ndaj një çështjeje që lidhet me familjen e kreut të qeverisë.

Këlliçi shprehet se një person i afërt me Olsi Ramën ka përfituar nga një transaksion pronësie me vlerë të lartë dhe më pas është lidhur me një kazino në qendër të Tiranës. Ai ka kërkuar shpjegime nga kryeministri, duke e akuzuar se kërkon kohë dhe besë nga qytetarët ndërsa përballë tij ngrihen akuza për afera.

Sipas Këlliçit, Rama duhet të japë llogari para drejtësisë për rastet e korrupsionit dhe keqpërdorimit të pushtetit.

Reagimi i Këlliçit

60 ditë protestë, Edi Rama kërkon kohë dhe besë ndërkohë Olsi Rama bëhet me kazino në zemër të Tiranës!

Pas 60 ditëve protestë ku qytetarët e vendosur janë ngritur kundër korrupsionit dhe trajtimit të Shqipërisë si plaçkë nga Kryeministri, Edi Rama ka kërkuar besë por në publik ka dalë një aferë e rëndë.

Një konfirmim tjetër se revolta është e drejtë dhe se Edi Rama s’mund të kërkojë as aministi, as kohë për t’u korigjuar.

A është europiane, Shqipëria ku miku i ngushtë i vëllait të Kryeministrit, brenda 2 muajve, blen një tokë 320 mijë euro, e rivlerëson 26 milionë euro dhe me gjysmën e kësaj prone, bëhet pronar i kazinosë në zemër të Tiranës?

Për çfarë po kërkon besë dhe kohë Edi Rama?

Që familja e tij të rrisë dhe më shumë pasurinë e privilegjet?

Kërkon besë dhe kohë që Olsi, i vetmi i kthyer në Shqipëri kur në 13 vite kanë ikur 1 milionë vetë, të marrë dhe më shume leje e liçensa?
Pse hesht prej 24 orësh Kryeministri i vendit, përballë zbulimit të një skandali kaq të rëndë?!

Çfarë kërkon të thotë se pushteti është i tiji, që vendi është çiflig personal dhe vëllai i tij është guvernator i pashpallur?!

Edi Rama e ka vendin para drejtësisë ku duhet të japë llogari për të gjitha aferat që e kanë bërë atë një nga njerëzit më të pasur në Europë me popullin më të varfër në kontinent.

About Redaksia

Check Also

Rama është ish-kryeministër/ Aktori i njohur: Ky i pabesi si gjarpër, grabiti Shqipërinë për veten!

Aktori Mehdi Malkaj ka mbajtur fjalën e tij në protestën e 60-të kundër qeverisë dhe …