Noka: Rama lë spitalet pa pajisje për të mbushur xhepat e Allajbeut

Sekretar i përgjithshëm i PD, Flamur Noka denoncoi sot gjendjen skandaloze të shërbimit shëndetësor në Vlorë, ku mungojnë pajisjet e shërbimeve bazë shëndetësore për qytetarët.

Deputeti demokrat denoncon se në Vlorë mungon densitometri, pajisja që shërben për matjen e dendësisë kockore, ndërsa nuk ofrohet as shërbimi i pneumonologjisë për trajtimin e sëmundjeve të frymëmarrjes dhe mushkërive si dhe aparati i grafisë në poliklinikën e qytetit ndodhet jashtë funksionit.

Në postimin e tij Noka i jep përgjigje dhe pyetjes përse këto pajisje nuk zëvendësohen ose riparohen

“Sepse paratë shkojnë në xhepin e Klodian Allajbeut në formën e koncensioneve dhe tenderave. I firmos letrat ministresha në letër, Evis Sala

Shërbimet shëndetësore mungojnë sepse paratë i shkojnë Allajbeut. Ai është mbi ministren dhe nën kryeministrin.

Ndërkohë Edi Rama u përsërit vlonjatëve të bëjnë durim”, shkruan Noka.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta skandal e Partisë-Shtet/ Rama, ultimatum SPAK-ut deri më 23 gusht

Partia-Shtet i ka dhënë ultimatum SPAK që të reflektojë deri më 23 gusht në lidhje …