Reagimi i deputetit Bardh Spahia
Ka ngjarje që të lënë pa fjalë e dhimbje që nuk përshkruhen.
E tillë është kjo e sotmja në familjen Çobaj në fshatin Domen, të Postribës, ku humbën jetën në mënyrë tragjike Blerina Çobaj dhe dy fëmijët e saj të mitur.
Një tragjedi që prek zemrën e çdo prindi dhe mbarë opinionit publik. Në këto momente të vështira, shpreh ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjarët, të afërmit dhe të gjithë banorët e zonës, duke u lutur që Zoti t’u japë forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe.
U prehshin në paqe.
Gazeta RD