Berisha: Ngjarje e tmerrshme në fshatin Domen, indiferenca ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore!

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar për ngjarjen e rëndë të ndodhur në fshatin Domen në Postribë, ku nga zjarri ka humbur jetën një nënë e re me dy fëmijët e saj të mitur.

Sipas Berishës, ‘indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore’.

Reagimi i kryetarit të PD, Berisha

Ngjarje e tmerrshme në fshatin Domen, Postribë

Të dashur miq, mediat njoftojnë se si pasojë e zjarrit në një banesë kanë mbetur të djegur një nënë 24-vjeçare Bleona Çelaj dhe dy fëmijët e saj të mitur, përkatësisht 3 vjeç dhe 1 vjeç e gjysmë te kethyer nga Gjermania per pushime ne vendlindje.

Kjo tragjedi e rëndë njerëzore ndodhi pasi, kur shërbimi zjarrfikës mbërriti në fshatin Domen, banesa ishte përfshirë plotësisht nga flakët. Ata gjetën trupin e pajetë të njërit prej fëmijëve, ndërsa për fatin e nënës dhe të fëmijës tjetër ende nuk dihet asgjë.

Dhimbje e madhe!

Indiferenca është ortaku i zjarrit në këtë tragjedi tepër të dhimbshme njerëzore.

About Redaksia

Check Also

Rezoluta skandal e Partisë-Shtet/ Rama, ultimatum SPAK-ut deri më 23 gusht

Partia-Shtet i ka dhënë ultimatum SPAK që të reflektojë deri më 23 gusht në lidhje …