Nga Iva V.GRILLO
Beteja ligjore për kauzën e Teatrit Kombëtar ka të paktën 6 vite që vazhdon…
Ajo u bë në mënyrë konsistente dhe inspiruese nga qëndrestarët e Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit – zyrtare.
Indiciet, provat, dokumentat i janë dërguar SPAK dhe institucioneve të drejtësisë që në 2020 e 2021…e në vazhdim.
Në paditë që kanë dërguar në SPAK qëndrestarët kanë vënë emrat, fytyrën dhe guximin e tyre.
Një drejtësi që është aty për të dhënë drejtësi duhet të kishte folur tashmë.
Gjithë rrugët e drejtësisë së re kalojnë e do të duhet të kalojnë edhe tek sheshi i Teatrit Kombëtar…tek ai shesh ku u luajt publikisht akti i parë i rënies së shtetit shqiptar.
SPAK …ku po fle??
Ps. Video e 5 viteve më parë, ekzaktësisht me 29 Korrik, 2021… tek protesta e aktivistëve e qëndrestarëve të Teatrit.
Gazeta RD