CREATOR: gd-jpeg v1.0 (using IJG JPEG v80), quality = 85

Fisnik Qosja reagon ndaj Ballës: Taulant, mos u merr me Bashkinë, merru me problemet e qeverisë!

Kryetari i Bashkisë së Kavajës, Fisnik Qosja, iu kundërpërgjigj Drejtuesit Politik të Partisë Socialiste për qarkun e Tiranës, Taulant Balla, i cili kritikoi nisjen e punimeve në bulevardin kryesor të qytetit në kulmin e sezonit turistik.

Kryebashkiaku i bëri thirrje Ballës të mos merret me punët e bashkisë, por të fokusohet tek qeveria e cila ka braktisur Kavajën, ndërsa i vetmi institucion që i përgjigjet qytetarëve është bashkia e fituar nga demokratët.

“I them Taulantit të mos shqetësohet për punët e bashkisë. Duhet të shqetësohet për punët e qeverisë, sepse Kavajës ia keni hequr të gjitha. Ka 12 vjet që qeveria nuk ndërton rrjetin e ujërave të zeza në zonën e plazhit. Duhet të shqetësohesh që sot Kavaja nuk ka ujësjellësin, nuk ka Agjencinë Shtetërore të Kadastrës, nuk ka gjykatë dhe nuk ka prokurori. Kavaja nuk ka asnjë institucion, veç bashkisë që i shërben nga mëngjesi në darkë. Mos u shqetëso fare merru me hallet e problemet e qeverisë”.

Qosja shtoi se bizneset, për të cilat Balla shprehet i shqetësuar,  në fakt e kanë mbështetur ndërhyrjen dhe se qytetarët kanë kërkuar prej kohësh zëvendësimin e pllakave ekzistuese.

“Të gjitha atyre bizneseve që Taulanti u qan hallin, të cilët më kanë marrë në telefon dhe më kanë kontaktuar, më kanë thënë: ‘Kryetar, ato duhet të ndërrohen’. Çdo qytetar që kalon aty më ka thënë se ato pllaka duhet të hiqen dhe të ndërrohen. Bëmë veprimin e duhur që i hoqëm ato pllaka për ta kthyer bulevardin në një rrugë me asfalt cilësor, me sinjalistikë europiane, siç e meriton qyteti i Kavajës. Do t’i ndryshohet komplet faqja asaj zone”.

Qosja e mbyll videomesazhin duke i kujtuar Ballës se, Kavajën nuk do ta marrë asnjëherë PS.

“Ëndrrat  me sy hapur të bëjnë dëm”, tha ai.

About Redaksia

Check Also

Rama tërbohet me median e huaj: Dilni jashtë se do vizatoj tani

Vala e protestave antiqeveritare në Shqipëri, që po vazhdon prej dy muajsh, ka grisur plotësisht …