E prezantoi me Kushner, Lordi Rothschild distancohet nga Rama

Lordi Rothschild, personi që prezantoi Edi Ramën me Jared Kushner në jahtin e tij, ka reaguar për herë të dytë duke shprehur mospajtimin e tij me mënyrën se si qeveria shqiptare ka vepruar ndaj Parkut Kombëtar të Butrintit dhe zonave të mbrojtura.

Duke komentuar në profilin e gazetares Lindsey Hilsum, për dokumentarin mbi planet e Kushner në Shqipëri dhe revolucionin e Flamingove, Nat Rothschild shkruan se heqja e rreth 800 hektarëve nga territori i parkut të Butrintit, së bashku me ndryshimet në legjislacionin për zonat e mbrojtura, përbëjnë një dëmtim të rëndë të këtij parku me vlera të jashtëzakonshme.

Rothschildët "shesin" Ramën

Ai argumenton se këto veprime bien ndesh me detyrimet që Shqipëria ka në kuadër të Konventës së UNESCO-s dhe janë të papajtueshme me aspiratat e vendit për anëtarësim në familjen evropiane.. /Kapitali

About Krye Redaktor

Check Also

Rebelohet Rama: Nuk iki! Kush të dojë të këndojë, misioni do vazhdojë!

Edi Rama ka deklaruar edhe njëherë se nuk do të largohet nga karrigia e pushtetit, …