Deputetja e PD, Albana Vokshi, ka njoftuar nisjen e procesit zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë.
Vokshi bën me dije se procesi ka nisur në LDG Peqin, ku pas riorganizimit të grupseksioneve u zhvillua Kuvendi i Degës dhe, me votën e lirë të anëtareve, Greta Bedalli u zgjodh kryetare e LDG Peqin.
Albana Vokshi: Nisëm procesin zgjedhor në Lidhjen Demokratike të Gruas së Shqipërisë!
E hapëm këtë proces në LDG Peqin, ku pas riorganizimit të suksesshëm në çdo grupseksion, zhvilluam Kuvendin e Degës.
Me votën e lirë të anëtareve, mes dy kandidaturave, Kryetare e LDG Peqin u zgjodh znj. Greta Bedalli, arsimtare. Urime Gretës për besimin e marrë dhe shumë suksese në këtë detyrë! Urime edhe të gjitha zonjave të zgjedhura në strukturat drejtuese të degës!
Për ne, çdo votë ka vlerë dhe çdo grua ka zërin e saj. Janë vetë anëtaret që vendosin se kush do t’i përfaqësojë, duke ndërtuar një organizatë të fortë, demokratike dhe të bashkuar.
LDGSH po vijon procesin e riorganizimit dhe zgjedhjeve në degët e saj në mbarë vendin. Ne besojmë se gratë janë forca e ndryshimit, shtylla e familjes, e komunitetit dhe e shoqërisë. Kur gratë angazhohen, fitojnë jo vetëm ato, por fiton e gjithë Shqipëria.
Një LDG më e fortë do të thotë një Parti Demokratike më e fortë. Një Parti Demokratike më e fortë do të thotë më shumë shpresë, më shumë besim dhe fitorja që shqiptarët presin në zgjedhjet e ardhshme.
Një falënderim i veçantë për Kryetaren e Degës, @Enkelejda Gripshti, për angazhimin dhe përkushtimin në organizimin dhe mbarëvajtjen e këtij procesi.
Mirënjohje edhe për Ankelita Çelën, e cila drejtoi me profesionalizëm dhe korrektësi të gjithë procesin zgjedhor.
Faleminderit çdo zonje që kontribuon, voton, merr përgjegjësi dhe beson se ndryshimi fillon nga secila prej nesh.
Gazeta RD