Protestuesit i përgjigjen Ramës: Himni të ka tmerruar! Nuk ndalemi!

Protestuesit iu përgjigjën kryeministrit Edi Rama i cili pak orë më parë deklaroi se nuk kishte ndërmend të jepte dorëheqjen dhe me arrogancë deklaroi se do të bënte dhe një këngë me himnin e protestuesve që prej 61 ditësh oshëtin në Tiranë: ‘Rama jepe dorëheqjen!’

Njëri nga folësit në podiumin e improvizuar para kryeministrisë tha se Rama ka shkelur çdo nen të kontratës, të paragrafit të detyrimeve. Prandaj duhet të largohet. Edhe turma e protestuesve thirri: Dorëheqje!

Protestuesi: “Ti ke shkelur çdo nen të kontratës, të paragrafit të detyrimeve. Dhe duke qenë se nuk je duke i përmbushur detyrimet e tua si kryeministër, ne edhe sot në ditën e 61 të kësaj proteste që nuk ka ndaluar asnjë ditë, të kërkojmë dorëheqjen! “

Turma: Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje! Dorëheqje!

Protestuesi: Ai sot, duke u munduar të fshehë panikun, që ka ditë që e ka kapluar, u mundua të na thoshte se i pëlqen himni i kësaj proteste.

Turma: Rama jep dorëheqje! Rama jep dorëheqje! Rama jep dorëheqje!

Protestuesi:  Ne e dimë që ky himn nuk të pëlqen fare. Ne e dimë që ky himn të ka tmerruar. Ne e dimë që je duke u përpjekur për të fshehur panikun që të ka kapluar. Sepse siç e tha dhe protestuesi parafolës, për ty ka filluar numërimi mbrapsht. Dhe në rast se nuk dorëhiqesh pa mbaruar ky numërim mbrapsht, ne do të kujdesemi me çdo formë dhe çdo mënyrë që ti të mos jesh më kryeministri i shqiptarëve sepse e ke shkelur kontratën të cilën e lidhe me shqiptarët nëpërmjet zgjedhjeve. Nuk je duke i plotësuar detyrimet e kësaj kontrate.

Protestuesi u ndal dhe tek propozimi i hapjes së konsullatës serbe në Shkodër “Nuk i shërben reciprocitetit, i shërben vetëm avancimit të axhendave nacionaliste serbe në Shqipëri”

About Redaksia

Check Also

Deklarata e Berishës/ “I gatshëm të votoj për listat e hapura”

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha deklaroi se Shqipëria duhet të ketë minimumi 100 bashki …