Në një shënim në faqen e tij në facebook ai shkruan se, “Poliçani ka një popull të jashtëzakonshëm ku pabesia nuk shpërblehet por ndëshkohet”.
Reagimi
Poliçani ka një popull të mrekullueshëm, ku dhuna dhe arbitrariteti marrin gjithmonë përgjigjen që meritojnë!
Poliçani ka një popull të jashtëzakonshëm ku pabesia nuk shpërblehet por ndëshkohet!
Poliçani edhe 34 vite më parë u tregoi të gjithëve se vetëm dialogu është rruga e zgjidhjes së problemeve, përndryshe dhuna dhe shtypja përfundojnë nën këmbët e popullit të Poliçanit.
Si mund të poshtërosh një popull që bën sikur e dëgjon dhe një zëri që thotë se duam të jemi bashki dhe pabesisht t’i bësh fakt të kryer shkrirjen e tij me bashkinë e Beratit, e cila ka “shkëlqyer” gjatë “Rilindjes” vetëm për betonizimin e qendrës së Beratit duke i çuar edhe temperaturat në ekstrem.
Si mund të shkojë një qytetar nga Tërpani, Cukalati apo Kutallia të bëjë 2 orë rrugë për të marrë një shërbim në Berat?
Prandaj të gjithë duhet të përkrahin platformën e opozitës me 100 njësi vendore, si e vetmja rrugë që garanton decentralizimin dhe shërbimin pranë qytetarëve dhe që i jep fund shpopullimit.
Për Edi Ramën, pushteti vendor është centralizim, betonizim, fashistizim dhe shpopullim.
Gazeta RD