Në reagimin e tij, Alizoti ka kritikuar qëndrimet e kryeministrit Edi Rama, duke e akuzuar se po dëmton interesat kombëtare.
Reagimi
Ky debat sot, ky diskutim që ka ngjallur interes në media për një konsullatë serbe në Shkodër për disa individë… Kur mos harroni, para pak ditësh politikanja e lartë, ministrja serbe tha që duhet të ishin spastruar të gjithë shqiptarët. Dhe mos harroni spastrimin etnik ndaj shqiptarëve, është spastrimi më i madh që nga Lufta e Dytë Botërore.
Serbia ka kryer gjenocid ndaj shqiptarëve dhe nuk ka kërkuar në asnjë moment falje për atë që u ka bërë shqiptarëve. Dhe para pak ditësh del dhe ministrja, thotë që duhet të ishin spastruar, duhet të kishin bërë më shumë akoma. Dhe këtë ditë diskutojmë për një konsullatë serbe në Shkodër dhe e barazojmë atë me Preshevën, Medvegjën dhe Bujanovcin.
A e kuptoni se sa e rëndë dhe sa antikombëtare është kjo gjë? Saqë kanë reaguar edhe njerëz të tij dhe kanë bërë mirë sepse është çështje kombëtare. Dhe interesat kombëtare qëndrojnë mbi të gjithë. Sa do vazhdojë ky individ, kryeministri shqiptar, të përfaqësojë Shqipërinë duke dëmtuar Shqipërinë?
Gazeta RD