Protestuesit që prej 62 ditësh vijojnë tubimet kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama kanë përcjellë edhe këtë mbrëmje mesazhe përmes pankartave, ku në fokus kanë qenë edhe zhvillimet e fundit në çështjen e ish-ministrit të Shëndetësisë, Ilir Beqaj.
“I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate”, shkruhej në njërin prej mesazheve të protestuesve.
Ndërkohë, një tjetër pankartë ngrinte pyetjen: “Peshku i madh ha të voglin. Po peshkun e madh kush e heton?”, duke kërkuar, sipas protestuesve, përgjegjësi dhe hetim të barabartë për të gjithë.
“Të mëdhenjtë nuk janë mbi ligjin. Llogaridhënie për të gjithë! SPAK heton. Qytetarët presin përgjigje”, thuhej në pankartë.

Gazeta RD


