Protestë në Klos kundër shkrirjes së bashkisë, banorët: Çmenduri!

Edhe banorët e Klosit janë ngritur në protestë sot pasdite kundër shkrirjes së kësaj bashkie dhe bashkimin e saj me Burrelin.

Folësit i bënë thirrje biznesit të protestojnë kundër këtij propozimi të socialistëve, ndërsa shprehën shqetësimin se nëse bashkia do shkrihet ata nuk do të kenë mundësi të marrin asnjë shërbim, ose do u duhet të paguajnë shtrenjtë për to.

“Dua t’i bëj qeverisë, kryeministrit, për të marrë shërbimet unë si fermer, që kam pasur problem këtu, por për të shkuar në Burrel të marr shërbimet më kushton 5 fish. Kjo është çmenduri kjo që bën kryeministri me ne”.

Administrata e Klosit bojkoton punën
Në qendër të Klosit janë mbledhur qytetarë që kundërshtojnë projekt-hartën e re administrativo-territoriale të Partisë Socialiste, e cila parashikon shkrirjen e Bashkisë Klos dhe bashkimin e saj me Bashkinë Mat.

Protestat nisën që në orët e paradites, kur edhe administrata e Bashkisë Klos bojkotoi punën për disa orë në shenjë kundërshtimi ndaj ndryshimit të propozuar. Qytetarët kërkojnë që Klosi të ruajë statusin e bashkisë më vete dhe shprehen kundër vendimmarrjeve që, sipas tyre, janë marrë pa një konsultim të gjerë me komunitetin.

Bashkia e Klosit, në Qarkun Dibër, ka këto të dhëna kryesore:
Sipërfaqja: 357.48 km²
Popullsia: 12,172 banorë, sipas të dhënave të Censit 2023 (INSTAT).
Bashkia përbëhet nga 4 njësi administrative: Klos, Xibër, Suç dhe Gurrë, me qendër qytetin e Klosit.

About Redaksia

Check Also

Revolta e banorëve të Dimalit kundër shkrirjes së bashkisë: Mos e prekni qytetin e lashtë!

Reforma territorial e PS, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot …