Në mesin e pankartave që tërhoqën më shumë vëmendje ishin ato që lidhen me zhvillimet e fundit politike dhe gjyqësore, veçanërisht me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Reagimet erdhën pas vendimit të GJKKO-së për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.
Një prej pankartave më të komentuara ironizonte këtë vendim, duke shkruar: “I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate”.
Një prej pankartave që tërhoqi vëmendjen lidhej me protestën e banorëve të Poliçanit kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0.
Në pankartë shkruhej: “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani”, duke iu referuar protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Poliçan, ku qindra qytetarë kundërshtuan bashkimin e propozuar të bashkisë me një tjetër njësi vendore.
Banorët e Poliçanit protestuan me pankarta ku mesazhi kryesor ishte se reforma rrezikon të sjellë, sipas tyre, braktisjen dhe shpopullimin e zonës. Gjatë tubimit u dogjën teserat e Partisë Socialiste, ndërsa kryetari lokal i PS-së, Erion Zylyftari, deklaroi se ndihej i tradhtuar nga partia dhe dha dorëheqjen.







Gazeta RD