Revolta e banorëve të Dimalit kundër shkrirjes së bashkisë: Mos e prekni qytetin e lashtë!

Reforma territorial e PS, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot në shesh për të protestuar banorët e tij.

Të organizuar në Pedonalen e qytetit dhe me pankarta në duar, banorët e Dimalit kanë kërkuar që qeveria të mos ta preki këtë bashki.

Qytetarët kanë deklaruar se, kjo bashki është qyteti ku ata duan të rrisin fëmijët e tyre është bashkia me prodhimin më të madh bujqësor në vend.

Qytetarët kanë kërkuar njëzëri që kjo bashki mos të preket nga Reforma Territoriale, jo vetëm për shtritjen e saj të gjerë dhe numri i popullsisë por edhe për vetë antikitetin dhe vlerat historike që mbart.

Sipas qytetarëve, bashkimi i saj me Beratin ua vështirëson jetën dhe ekoniminë, sidormos fermerëve të Njësive Administrative: Kutalli,Cukala,Poshnje etj.

Qytetarët e Dimalit kanë firmosur të gjithë ne radhë edhe nje peticion kundër kësaj reforme.

About Redaksia

Check Also

62 ditë protestë/ Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani!

Në ditën e 62-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e …