62 ditë protestë/ Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani!

Në ditën e 62-të të protestës kundër qeverisë, qytetarët kanë vijuar të përcjellin mesazhet e tyre përmes pankartave dhe simboleve të ndryshme gjatë tubimit në Tiranë.

Në mesin e pankartave që tërhoqën më shumë vëmendje ishin ato që lidhen me zhvillimet e fundit politike dhe gjyqësore, veçanërisht me ish-ministrin e Shëndetësisë, Ilir Beqaj. Reagimet erdhën pas vendimit të GJKKO-së për ndryshimin e masës së sigurisë ndaj tij, nga “arrest me burg” në “arrest shtëpie”.

Një prej pankartave më të komentuara ironizonte këtë vendim, duke shkruar: “I fshiu paratë e shëndetësisë me sterilizim. Tani fshin shtëpinë me regjim! Vjedh në spitale, mbrohet në pallate”.

Një prej pankartave që tërhoqi vëmendjen lidhej me protestën e banorëve të Poliçanit kundër planit për shkrirjen e bashkisë së tyre në kuadër të Reformës Territoriale 2.0.

Në pankartë shkruhej: “Kur të dogji Poliçani, të ka djegur gjithë vatani”, duke iu referuar protestës së zhvilluar mbrëmjen e kaluar në Poliçan, ku qindra qytetarë kundërshtuan bashkimin e propozuar të bashkisë me një tjetër njësi vendore.

Banorët e Poliçanit protestuan me pankarta ku mesazhi kryesor ishte se reforma rrezikon të sjellë, sipas tyre, braktisjen dhe shpopullimin e zonës. Gjatë tubimit u dogjën teserat e Partisë Socialiste, ndërsa kryetari lokal i PS-së, Erion Zylyftari, deklaroi se ndihej i tradhtuar nga partia dhe dha dorëheqjen.

About Redaksia

Check Also

Revolta e banorëve të Dimalit kundër shkrirjes së bashkisë: Mos e prekni qytetin e lashtë!

Reforma territorial e PS, që fshin nga harta e bashkive bashkinë e Dimalit, ka nxjerrë sot …