Nga Auron TARE
Fiks 110 vjet më parë, në vitin 1916, në portin e San Franciskos, autoritetet amerikane të sigurisë, pararendëset e FBI-së, arrestuan një burrë rreth të 40-ave që prej disa ditësh po skiconte dhe shënonte me imtësi objekte dhe instalime portuale.
Në xhep iu gjet një dokument identifikimi ku figuronte si shtetas shqiptar, i lindur në Gjirokastër, në Perandorinë Osmane.
Dosja e tij ruhet edhe sot në arkivin e FBI-së, si pjesë e historikut të spiunazhit në territorin amerikan. Ai dyshohej se ishte pjesë e një rrjeti të agjenturës gjermane që mblidhte informacione ushtarake dhe strategjike.
Megjithatë, dosja nuk tregon se çfarë ndodhi më pas, nuk dihet nëse u dënua, u lirua apo u kthye në bashkëpunëtor të autoriteteve amerikane.
Gazeta RD