Këlliçi: Përurimi i shtatores së Sejdin Lushës vuri në vend një figurë të mohuar për dekada!

Nënkryetari i PD, Belind Këlliçi, ka reaguar pas përurimit të shtatores së nacionalistit Sejdin Myslim Lusha në Kavajë, duke e cilësuar këtë si një korrigjim të një padrejtësie historike.

Në një postim në Facebook, Këlliçi shkruan se Sejdin Lusha la jetën që kishte në SHBA për t’u kthyer në Shqipëri dhe për të luftuar regjimin komunist, ndërsa në vitin 1951 u pushkatua pa gjyq. Sipas tij, figura e tij u denigrua për dekada nga propaganda e regjimit.

Postimi i Këlliçit

I nderuar të isha pjesë e ceremonisë për çuarjen në vend të emrit dhe veprës së nacionalistit Sejdin Lusha.

Luzi i Vogël e vrendosi birin e tij aty ku e meriton, me një shtatore që u përurua dje.

Sejdin Lushsa la jetën që kishte në Amerikë dhe erdhi në Shqipëri për të luftuar regjimin gjakatar komunist që sapo ishte instaluar. Në vitin 1951 ai u pushkatua pa gjyq. Por dënimi vijoi edhe më tej, me historiografinë komuniste dhe me propagandën e saj, me librat dhe filmat, ku heronj si Sejdini u damkosën gjatë.

Është kënaqësi kur një padrejtësi korigjohet, sado vonë. Dhe meritat për këtë i shkojnë, Bashkisë Kavajë e Kryetarit të saj Fisnik Qosja si dhe Këshillit Bashkiak Kavajë, me kreun e saj Rudin Hylviun!

Pikërisht kurajo si e Sejdin Lushës i nevojitet sot vendit dhe shoqërisë sonë, përballë një regjimi të ri të instaluar në Tiranë, me sunduesin më të korruptuar në Europë.

I përjetshem kujtimi dhe vepra e Sejdin Myslim Lushës!

About Redaksia

Check Also

Berisha: Përshëndes të gjithë ata socialistë që këto ditë vape kanë zgjedhur protestën dhe po djegin dokumentin e partisë së krimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, përshëndeti socialistët …