Berisha: Narkodiktatori është tmerruar, protestën nuk po e ndal as terrori policor dhe as temperaturat e larta

Kryetari i PD, Sali Berisha deklaroi gjatë një bashkëbisedimi me qytetarët në rrjetet sociale se protesta qytetare kundër qeverisë po vijon pavarësisht presioneve dhe vështirësive.

Gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, Berisha u shpreh se temperaturat e larta dhe “terrori policor” nuk kanë arritur të ndalin qëndresën e qytetarëve. Ai akuzoi kryeministrin Edi Rama se është “i tmerruar” nga protesta dhe se po përpiqet të ruajë pushtetin.

Berisha: Situata në Shqipëri karakterizohet nga temperaturat më të larta të motit, por dhe kriza më e thellë politike, e cila po përpin çdo ditë e më shumë jetën e vendit.

Protesta rinore qytetare vazhdon me një heroizëm epik.

Mijëra e mijëra të rinj, të reja, qytetare dhe qytetarë të Tiranës dhe mbarë Shqipërisë bënë pluhur të gjitha përpjekjet e Edi Ramës për të dëmtuar, për të ndaluar, për të bllokuar protestën rinore qytetare më madhështore të 35 viteve të fundit.

As temperaturat më të larta, as terroret policeske më të egra, as kërcënimet e pafundme, nuk mposhtën dot qëndresën në kushte të jashtëzakonshme, do të thosha, të qytetarëve shqiptarë kundër Edi Ramës.

Çdo orë, çdo ditë që kalon fakton se Edi Rama nuk ka të ardhme.

Por, më shumë se kushdo tjetër, këtë e fakton vetë Edi Rama, i cili i ndryrë në bunkerin e tij ka zgjedhur të mbajë fjalime, llafollogjira, të cilat në shumë aspekte iu ngjajnë shumë atyre që mbante diktatori dikur apo që mbajnë diktatorët e sotëm në Amerikën Latine.

Narkodiktatori shqiptar, në të gjitha fjalimet e tij, dëshmon dhe fakton tmerrin që i ka kallur në shpirt protesta e fuqishme qytetare.

Rikujtoni pak ato fjalime, në asnjërin prej tyre nuk ekziston qytetari.

Në asnjërin prej tyre nuk ekziston Shqipëria.

Në asnjërin prej tyre nuk ekzistojnë problemet madhore të këtij vendi.

Në të gjitha pa përjashtim ekziston vetëm përpjekja si e si të mbajë pushtetin, si e si të mbajë në kontroll partinë e krimit.

About Redaksia

Check Also

Bardhi: 11 interpelanca me Ramën janë refuzuar, turp! Mos i dilni zot vilave të Ballukut!

Kreu i Grupit parlamentar të PD, Gazment Bardhi, gjatë fjalës së tij, deklaroi se kjo …