Berisha: Përshëndes të gjithë ata socialistë që këto ditë vape kanë zgjedhur protestën dhe po djegin dokumentin e partisë së krimit

Kryetari i PD, Sali Berisha, gjatë një bashkëbisedimi në rrjetet sociale me qytetarët, përshëndeti socialistët që, sipas tij, i janë bashkuar protestave kundër qeverisë.

Berisha deklaroi se këta qytetarë “po djegin dokumentin e partisë së krimit”, ndërsa akuzoi drejtimin aktual të Partisë Socialiste dhe kryeministrin Edi Rama për qeverisje të bazuar te korrupsioni dhe krimi.

Berisha: Të dashur miq, partia që drejton Edi Rama është themeluar mbi krimin nga serbët në vitin 1941.

Ajo kreu krime monstruoze me shndërrimin e Luftës Çlirimtare në një luftë civile në shumë zonë të vendit dhe e bëri këtë vetëm e vetëm për pushtetin e saj.

Për të mbajtur pushtetin ajo kreu gjenocid në 46 vite diktaturë ndaj shqiptarëve.

Të njëjtën gjë bën Edi Rama sot, narkodiktatori, por natyrisht jo në një diktaturë totalitare, se atë nuk e vendos dot, por në një diktaturë autoritare, në të cilën bazohet në vjedhjen e tmerrshme të shqiptarëve.

Bazohet në tonelatat e miliardave të eurove nga droga.

Bazohet në korrupsionin dhe organizatat kriminale.

Me këtë, nuk dua të them se socialistët janë kriminelë, jo, absolutisht.

Por dua të them se udhëheqja e PS, ish-Parti Pune, ish-parti komuniste, qëndron në pushtet vetëm e bazuar në krimin, ndaj dhe meriton plotësisht të quhet parti krimi.

Përshëndes përzemërsisht të gjithë ata socialistë që këto ditë vape kanë zgjedhur protestën dhe po djegin dokumentin e partisë së krimit.

About Redaksia

Check Also

Kush është njeriu i Linda Ramës që kërcënoi gazetarin, Konomi

Gazetari Arjan Konomi ka njoftuar se një person që, sipas tij, e kishte kërcënuar për …