Berisha: Çdo shqiptar që beson te liria duhet të dalë në protestë kundër këtij regjimi të urryer diktatorial

Sali Berisha: Të dashur miq, sot është 1 gushti. Sot, shqiptarët nga mbarë bota, do të vërshojnë në protestën epike, rinore e qytetare, e cila është bërë e famshme në Evropë dhe në botë.
Ndaj dhe ftoj çdo demokrat dhe demokrate, çdo qytetar dhe qytetare t’i bashkohet kësaj proteste.
Të bashkojë sakrificën e tij për liri, me sakrificën e atyre të rinjve dhe qytetarëve, që prej dy muajsh mbajnë në duart e tyre pishtarin e shpresës për kombin shqiptar.
Prej dy muajsh, përballen në një betejë më të pabarabartë me regjimin më të urryer, diktatorial, që kanë pasur shqiptarët pas regjimit të Enver Hoxhës.
Sakrifica e përnatshme e atyre mijëra e mijëra të rinjve dhe qytetarëve për idealet e lirisë, duhet të jetë frymëzuese për çdo shqiptar që e do Shqipërinë.
Për çdo shqiptar që beson në lirinë, dhe që beson se liria është thelbi i identitetit të tij dhe të vendit të tij.

About Redaksia

Check Also

Berisha-Ilir Beqës: Bashkë me Edi Ramën jeni dy faqezinjtë më të mëdhenj në historinë e këtij vendi vetëm në raport me koncesionet

Doktor, sot Ilir Beqaj ka shkruar për ju, duke thënë se: ‘Mora vesh se dje …