Aktori i njohur: Nëse Edi Rama nuk del, duhet ta nxjerrim!

Aktori i mirënjohur Mehdi Malkaj mbajti një fjalim me tone të forta gjatë protestës së 65-të të zhvilluar përpara Kryeministrisë, ku u bashkua me qytetarët që kundërshtojnë qeverinë e kryeministrit Edi Rama.

Ai deklaroi se protesta nuk ka ngjyra politike, por përfaqëson qytetarë që, sipas tij, duan të mbrojnë interesat e vendit.

Gjatë fjalës së tij, Malkaj akuzoi kryeministrin Rama se “po e shet atdheun pjesë-pjesë” dhe bëri thirrje për largimin e tij nga pushteti.

Deklaratat e aktorit u pritën me duartrokitje nga protestuesit, ndërsa ai u shpreh se ka ardhur koha që qytetarët të kalojnë nga fjalët te veprimi në përballjen e tyre me qeverinë.

Mehdi Malkaj: Ma keni bërë borxh me këto duartrokitje. Miq dhe shokë, këtu është një bashkësi me njerëz që nuk janë as majtas, as djathtas, por njerëz që duan atdheun dhe duan t’i shkulin dhëmbët këtij plehre që është këtu, që shet atdheun pjesë-pjesë. Nuk kemi kohë më për fjalë. Nuk kemi kohë më! Jo! Tani do bëjmë atë që duhet bërë, nëse ai nuk del. Duhet ta nxjerrim!

Një palo burrë. Ose kam një variant tjetër, sikur ne ta marrim me këmbë dhe vallë se çfarë kohe i binte defit. Ta marrim opa dhe ta hedhim në Lanë! E qëllojmë me domate bam e bam. Ai që do të vijë më vonë si kryeministër do të thotë: Atë e hodhën në Lanë, por mua si dihet çfarë më bëjnë. Ne jemi trima kur kemi mendje.

About Redaksia

Check Also

PD Krujë me banorët e Rinasit, kundër hartës së re territoriale: Morën vendimin pa na pyetur!

Kreu i PD në Krujë, Aulon Kalaja, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Rinas, …