PD Krujë me banorët e Rinasit, kundër hartës së re territoriale: Morën vendimin pa na pyetur!

Kreu i PD në Krujë, Aulon Kalaja, zhvilloi një takim me banorët e fshatit Rinas, ku u diskutua propozimi i ri për hartën territoriale dhe kalimi i kësaj zone nga Bashkia Krujë në Bashkinë Tiranë.

Banorët shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimit, duke pretenduar se vendimi është marrë pa konsultim me komunitetin.

Postimi

Me banorët e fshatit Rinas, në një takim për të diskutuar mbi vendimin e fundit të hartës territoriale, ku kjo zonë grabitet nga Bashkia e Krujës dhe i shkon Bashkisë Tiranë.

Banorët janë kundër ketij vendimi dhe thonë se nuk u pyetën dhe nuk kishte asnjë konsultim publik, por e mirën vesh kur qeveria foli në media.

U vendos për reagim të fuqishëm, së shpejti!

About Redaksia

Check Also

Skandali i tenderit 9 milionë euro në RTSH/ Vangjeli: 6700 euro në ditë për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2! Të hetohet fituesi!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Edhe pse në kulmin e protestave, …