Protestë edhe në Cërrik, banorët kundër shkrirjes së bashkisë

Dhjetëra qytetarë dolën në protestë këtë të hënë në Cërrik për të kundërshtuar propozimin për bashkimin e Bashkisë së Cërrikut me atë të Elbasanit, në kuadër të reformës së re administrativo-territoriale.

Protestuesit shprehën kundërshtimin e tyre ndaj ndryshimeve të propozuara, duke argumentuar se shkrirja e bashkisë do të ndikojë negativisht në përfaqësimin e qytetarëve, cilësinë e shërbimeve publike dhe zhvillimin ekonomik e social të zonës.

Gjatë tubimit, banorët paralajmëruan se protestat do të vijojnë dhe do të përshkallëzohen nëse kërkesat e tyre nuk merren parasysh nga institucionet përgjegjëse.

Aktualisht, qarku i Elbasanit përbëhet nga shtatë bashki. Sipas propozimit të Partisë Socialiste për hartën e re administrativo-territoriale, numri i tyre do të reduktohet në katër, duke parashikuar bashkimin e bashkive Prrenjas dhe Librazhd, si dhe të Belshit e Cërrikut me Bashkinë e Elbasanit.

About Redaksia

Check Also

Skandali i tenderit 9 milionë euro në RTSH/ Vangjeli: 6700 euro në ditë për mirëmbajtjen e rrjetit DVB-T2! Të hetohet fituesi!

Deklarata e zëdhënëses së Antikorrupsionit në PD, Genta Vangjeli: Edhe pse në kulmin e protestave, …