Relativizimi – taktika dhe streha e fundit e një regjimi!

Nga Iva V.GRILLO

Duke gjykuar mbi pamjen e “lektorit”, video më poshtë duhet të jetë e rreth një dekade më parë.

Pavarësisht kontekstit që nuk është shumë i qartë, aty komentohet e shtjellohet në pak fjalë e në mënyrë të frikshme taktika sulmuese por edhe mbrojtëse e sektit që ka kapur shtetin për fyti prej më shumë se një dekade.

Rama, si një mjeshtër i manipulimit dhe denigrimit të kundërshtarit, të paktën që në 2013 ka përdorur pikërisht këtë teknikë/taktikë për të zhvlerësuar çdo individ, aksion apo qëndresë opozitare dhe për të ngritur kultin e vet “të shpëtimtarit”, i cili edhe nëse ka të meta, nuk e meriton i vetëm gjithë revoltën apo mërinë e qytetarëve të vet.

Meritat i takojnë të gjitha atij, por kur vjen puna për revoltën… ajo nuk mund të drejtohet veç kundër tij…

Fatkeqësisht duket që kjo teori manipulative diku ka ngjitur e diku ka gjetur “dishepuj” të vet që herë nga naiviteti e herë me dëshirë e për interesa të momentit i fryjnë kësaj narrative relativizuese dhe çoroditëse që ka autorësinë dhe vizionin e fytyrës që shikoni në video.

“Dishepujt” e hapur apo të fshehur… me dashje apo pa dashje të teorisë së mëposhtme, do bënin mirë t’a shikonin edhe njëherë videon më poshtë për të sqaruar disi dhe veten se cilës teori i bëjnë jehonë e sidomos për t’u kujtuar se lufta me një regjim ka nevojë për një objektiv të qartë… dhe ngatërrimi i objektivit ka vetëm një emër: kaos!

About Redaksia

Check Also

Kumbara e legalizimeve

Nga Luçiano BOÇI Mirela Kumbaro paska zbuluar më në fund një funksion të ri të …