Anisa Kadesha, RTSH: Zoti Berisha, po shkohet në të njëjtën situatë dhe dëm financiar edhe për çështjen e Portit të Durrësit, meqënëse investitori i sajë tashmë është shprehur i penduar për këtë investim.
Sali Berisha: Siç e dimë ne, në mënyrën më të përsëritur, kemi denoncuar aferën e portit të Durrësit, si aferën më të madhe korruptive në Europë.
Nuk ka asnjë aferë tjetër në dijeninë time që arrin në shumën 4 miliardë euro siç arrin porti i Durrësit. Më në fund, gjithçka doli në dritë të diellit. Si një aferë mega-kriminale e Edi Ramës.
Ai që pretendoi të ndërtojë Dubain e 1001 netëve të Ramës, Dubai City, Alabbar, bëri gabim dhe kaq. Bëri gabim duke ndërtuar pallate që zhyteshin në rërë, humbasin në rërë t’i ndërtojë me Edi Ramën dhe Edi Rama nuk thotë një fjalë.
Përveç kësaj, ai, Edi Rama, ka gjobitur shqiptarët me 1 miliard euro të fortë që duan për portin e ri. Kjo është afera korruptive më e madhe në Europë. Shkon në total 5 miliardë euro.
Gazeta RD