Qeveria rrëmben në grusht të gjithë tenderat e shëndetësisë, në mënyrë që edhe qindarka më e fundit e vjedhur të shkojë në një dorë dhe asnjë kokërr kumbull apo dardhë të mos i hahet Edi Ramës nga ndonjë ministër apo drejtor.
Ku përfundoi Autonomia Spitalore që deklaruan këta sharlatanë me të madhe?
Si mund të rrinë bashkë edhe autonomia, edhe supercentralizimi korruptiv i paparë dhe i padëgjuar në asnjë vend të Europës Perëndimore?
Lexoni çfarë shkruajnë hajdutët:
‘Shoqëria shtetërore ka për objekt të veprimtarisë plotësimin e nevojave të institucioneve publike të kujdesit shëndetësor për barna, pajisje mjekësore, produkte të tjera shëndetësore, mallra dhe shërbime mbështetëse, me qëllim garantimin e qëndrueshmërisë së furnizimit, përdorimin eficient dhe ekonomik të fondeve publike, si dhe sigurimin e cilësisë dhe disponueshmërisë së produkteve të furnizuara,’ thuhet në draft.
Pra, Kooperativa rilindase e korrupsionit do të blejë edhe barna, edhe pajisje mjekësore, edhe shërbime, edhe mallra, edhe produkte të tjera, pra të gjitha llojet e gjërave.
Po konkurrenca, po specializimi teknik për kryerjen e prokurimeve, po specifikat që kanë procedurat, apo specifikat që kanë kërkesat për çdo spital e poliklinikë të madhe, ku përfunduan?
Apo Kooperativa korruptive s’pyet, ka objektiv të vetëm rrëmbimin e eurove.
Lexojeni çfarë shkruajnë më tej kusarët e qeverisë:
‘Për realizimin e objektit të saj, shoqëria krijon shoqëri të tjera ose merr pjesë në kapitalin e shoqërive të tjera tregtare, publike ose private, që kanë si objekt prodhimin dhe/ose tregtimin e barnave, pajisjeve mjekësore, produkteve të tjera shëndetësore dhe kryerjen e veprimtarive të lidhura me to,’ thuhet në draft.
Kooperativa do krijoka edhe shoqëri të tjera dhe merr pjesë edhe në shoqëritë private.
Pra, një model mafioz i çmendur që vetëm uria e çmendur për të vjedhur mund ta bëjë.
Shoqëritë private janë aty, konkurrenca dhe gara e ndershme rregullon gjithçka, ashtu siç ndodh në gjithë Europën apo edhe në Ballkan, dhe nuk ka asnjë lloj nevoje për një Koperative super korruptive si kjo.
Këta faqezinj bëjnë pazar edhe me shëndetin dhe jetën e njerëzve, siç bënë pa pikë mëshire gjatë Covidit.
Në rast se deputetët e votojnë këtë projektligj, bëhen botërisht bashkëkriminelë me këta të qeverisë që e kanë hartuar.
Mjaft është mjaft me këtë bandë horrash, që edhe shëndetin e kanë kthyer në një plaçkë për t’u rrëmbyer e plaçkitur.
Gazeta RD