Edhe një tjetër mikeshë e Ramës nën hetim penal

Ish-ministrja e Jashtme e Sllovenisë, Tanja Fajon, e njohur për raportet e afërta politike me Edi Ramën, është vënë nën hetim penal në vendin e saj.

Sipas Euractiv, autoritetet sllovene pretendojnë se Fajon ka shkelur rregullat duke aplikuar për postin e të dërguarës speciale të Bashkimit Evropian për rajonin e Sahelit në Afrikë, ndërkohë që ishte ende ministre në largim. Për këtë arsye, ndaj saj janë nisur procedura penale.

Përveç hetimit, raportohet se qeveria sllovene ndërhyri edhe për të bllokuar emërimin e saj në postin e BE-së. Pas kundërshtimit të Lubjanës, shefja e politikës së jashtme të Bashkimit Evropian, Kaja Kallas, tërhoqi kandidaturën e Fajon dhe propozoi kandidaten e dytë në listë, Birgitte Nygaard Markussen, e cila u emërua në këtë detyrë.

Kujtojmë se, Tanja Fajon, ka qenë një vizitore e shpeshtë në Shqipëri gjatë viteve të fundit, ku është takuar disa herë me Edi Ramën dhe drejtues të Partisë Socialiste.

Në daljet e saj publike, Fajon ka dhënë leksione për demokracinë, shtetin e së drejtës dhe respektimin e standardeve evropiane, ndërkohë që është po vetë kjo e fundit e cila po përballet me procedura penale në vendin e saj.

About Redaksia

Check Also

Berisha: Ftoj qytetarët të solidarizohen me qytetarët e bashkive në zhdukje!

Berisha: Të dashur miq që ndoqët këtë bisedë. Ju falënderoj me shumë respekt për pyetjet …