Emërimi i Eric Wendt ambasador në Shqipëri, ambasada e SHBA: Do të mbështesë vizionin e Trump!

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Tiranë ka konfirmuar zyrtarisht emërimin e Gjenerallejtënantit në pension Eric Wendt si ambasadorin e ardhshëm të SHBA-së në Shqipëri.

Përmes një postimi në rrjetet sociale, ambasada amerikane ka uruar Wendt për rolin e tij të ri dhe ka bërë të ditur se ai pritet të mbërrijë në Tiranë së shpejti.

U konfirmua! Urime Gjenerallejtënantit (në pension) Eric Wendt për rolin e tij të ri si Ambasadori i ardhshëm i Shteteve të Bashkuara në Shqipëri!”, thuhet në postimin e Ambasadës.

Në mesazhin e saj, Ambasada thekson se Wendt do të punojë në Tiranë në mbështetje të vizionit të Presidentit amerikan Donald Trump për forcimin e sigurisë së përbashkët dhe të Aleancës së Atlantikut të Veriut.

Presim me kënaqësi Ambasadorin e emëruar Wendt në Tiranë, nga ku do të mbështesë vizionin e Presidentit Trump për siguri të përbashkët, një NATO më të fortë dhe marrëveshje të drejta për bizneset amerikane”, thuhet më tej.

Dy ditë më parë, Senati Amerikan ka konfirmuar Gjeneral-Lejtnantin Eric Wendt si ambasador të SHBA-së në Shqipëri. Ndërkohë pritet edhe firma formale e Donald Trump, një formalitet pasi emri i tij është vetë propozim i Presidentit amerikan.

About Redaksia

Check Also

Skandali/ Garën për fondin 6 milionë euro për Start-up e fiton Noizy

Skandalet me shpërndarjen e fondeve të Startup Albania duket se nuk kanë fund. Pas zbulimit …